Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Prill 2023, 13:01

Kiara akuzoi Efin se nuk e ka telefonuar, dalin faktet

Kiara akuzoi dje Efin se nuk e ka marrë as në telefon pas daljes nga Big Brother VIP e madje kishte postuar vetëm Luizin e jo atë. Por nga ana tjetër, në Instagramin e Efit kanë dalë të tjera fakte.

Personi që menaxhon Instagramin e Efit ka postuar një video nga telefoni i saj, ku shihet emri i Kiarës, me të cilën ka pasur një telefonatë ditën e shtunë, pak para se vajzat të futeshin në BBV për herë të dytë.

Mikja e Efit thotë se ka qenë dëshmitare e telefonatës ku Kiara i ka dëshmuar se nuk ka pasur asgjë konkrekte me Efin apo hatërmbetje.

Sipas saj, Efi e ka pyetur Kiarën nëse ka ndonjë porosi para se të futej ndërsa Kiara as nuk i ka treguar që do futej edhe vetë.