Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Janar 2018, 13:01

Jepte lajmet topless, spikerja zbulon shumën marramendëse që iu ofrua

Ditën e djeshme në emisionin ‘Rudina’ ka qenë e ftuar spikerja e lajmeve të televizionit Zjarri, Enki Bracaj, e cila tërhoqi shumë vëmendjen e të gjithëve pasi dilte topless për të dhënë lajmet. Ajo madje u komentua dhe nga mediat e huaja dhe arriti të dilte dhe tek prestigjozja britanike Daily Mail.

Prezantuesja ka rrëfyer se ‘Playboy’ gjerman i kishte bërë asaj një ofertë të parezistueshme për të pozuar për revistën e tyre por një gjë të tillë ajo e ka refuzuar.

Ata më ofruan 30 mijë euro ndërsa unë doja 100 mijë euro, të paktën të kisha blerë një shtëpi dhe një makinë", u shpreh Enki.