Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Janar 2018, 12:12

Rozana Radi rrënqeth me poezinë kushtuar Arielës

Vrasja e studentes 21-vjeçare Ariela Murati ishte një nga temat më të diskutuara në vend ditët e fundit. Kjo ngjarje i tronditi  të gjithë dhe të shumtë ishin ata që reaguan lidhur me të. Një ndër tyre është edhe këngëtarja Rozana Radi, e cila kur bëhet fjalë për çështje të tilla është gjithmonë aty për të reaguar.

Ditën e djeshme këngëtarja  e njohur ka bërë një poezi kushtuar Arilelës. Fjalët të cilat ajo ka zgjedhur janë shumë rrëqethëse dhe i ka emocionuar shumë ndjekësit e saj.

Ajo i bënë thirrje të gjithëve që me anë të kësaj poezie të reflektojnë : "Mos vrit, të lutem jo, vër dorën në zemër, mos ja merr jetën" ka qenë një nga vargjet e saj.

Lexoni më poshtë poezinë e plotë të Rozanës:

"Ti mos e vish me te zeza nje nene

Mos ja thyej ti shpirtin qe gjithe jeten dhemb nese mundesh pastroja ti qiellin

Ti mos ja vrit ti nje motre te motren qe kurre mos ta shohe

Mos urre ti dike qe s'te deshi por lere te shkoje

'Mos vrit, të lutem jo', Rozana

Nese mundesh ti mundesh te mos jesh si to

 Nese mundesh ti mendo nje here me zemer

Ti mos e shkel ndershmerine e asaj qe per jeten luftoj

Mos qello mbi nje zemer te re lere qe te jetoje

Nese mundesh ti beje per vete

 Nese mundesh ti mendo nje here me zemer

 Mos vrit me degjo

Ver doren ne zemer

Se fjalen e mire pa çmim ti mund ta gjesh kudo per dike tjeter

 Mos vrit te lutem jo mos ja merr jeten

Jo mos ja bej kurre diçka qe neser ti nuk do ta bejne ty te tjeret!"