Nga Shqipëria / E Martë 4 Prill 2023, 20:08

'Je lodër', Efi ofendohet dhe debaton ashpër me Kristin

Efi dhe Kristi kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin. Kjo pasi Kristi e ka quajtur banoren "lodër" dhe sigurisht Efi nuk e ka pritur aspak mirë.

Konkurrentja është ndjerë e ofenduar, teksa i ka thënë se nuk ka hyrë në shtëpi për të argëtuar askënd. Efi ka shtuar se ka dalë jashtë shtëpisë nga një nominim shumë i fortë dhe se janë njësoj  të fortë të dy në atë lojë.

Nga ana tjetër Kristi i ka thënë se rihyrjen e  saj dhe të banorëve të tjerë, e sheh si argëtim për banorët e vjetër, ndaj e tha atë që ajo dhe Bledi të reagonin.