Pak ditë më parë, Olsi Klosi një nga konkurrentët më të komentuar të edicionit të kaluar të Big Bother, pranoi publikisht se në jetën e tij kishte hyrë një femër e re dhe se ai ishte shumë i dashuruar pas saj.

Ai u shpreh se tashmë lidhja e shumë përfolur me Fjorentinën i përket të shkuarës dhe se vajza e re që ai ka përkrah është gjithçka që ai ka dashur.

Siç ka treguar dhe ish banori të gjitha dedikimet romantike që ai bënte në Instagram kanë qenë për të. Por edhe pse ende nuk e ka zbuluar identitetin e saj, ai vazhdon të tregojë se sa shumë e rëndësishme është ajo për atë dhe në këtë mënyrë ai tregon edhe anën e tij romantike, gjë që nuk e shohim shumë shpesh tek ish konkurrenti.

Së fundmi ka postuar një video ku dëgjohet kënga e Adrian Bujupi ‘Të du krejt’ ku ka shkruar “Më mungon zemër” dhe e ka shoqëruar atë me një emoji të një çifti dhe të një zemre.

Mesa duket gjerat po ecin shumë mirë me të dashurën e re dhe shumë shpejt presim që ai ta prezantojë atë publikisht.



