Një lajm jo i mirë vjen nga aktorja e mirënjohur shqiptare Tinka Kurti, e cila është shtruar ditën e sotme me urgjencë në spital. Sipas 'Gazetës shqiptare' aktorja ka pasur problem me mushkërinë dhe si pasojë është shtruar në spital.

Deri tani është bërë e ditur që Kurti po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe se është nën vëzhgimin e mjekëve. Aktorja së fundmi ishte e përfshirë në operën ‘Carmen’ të regjisorit Gëzim Myshketa, i cili sipas burimeve në këto moment po qëndron pranë saj.

Gjithashtu bëhet e ditur nga grupi i operës, që këto ditë Tinka nuk ka qenë e pranishme as në provat gjenerale të shfaqjes.




