Nga Shqipëria / E Martë 23 Janar 2018, 19:07

Tronditëse: Shqiptarja kërcënon se do të vetëdigjet para Pallatit të Drejtësisë në Itali

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në Spezia të Italisë, ku një grua me origjinë shqiptare ka kërcënuar se do të djeg veten para Pallatit të Drejtësisë. Sipas mediave italiane ajo ishte lyer e tëra me benzinë dhe me një çakmak në dorë ka hyrë në dhomën e avokatëve duke kërcënuar se do të vetëdigjet.

Arsyeja që kjo grua, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ka arritur deri në këtë pikë ka qenë sepse gjykata kishte vendosur që gruaja të dëbohej nga banesa e marrë me qira. Masë që kjo që sipas legjislacionit italian jepet nga gjykata me kërkesën e pronarit në rastet kur qiradhënësi rezulton debitor. Ndërhyrja e disa efektivëve të policisë gjyqësore shmangi tragjedinë.

Ajo është nënë e tre fëmijëve dhe në momentin që kishte hyrë brenda,  avokatët të tronditur janë munduar që ta bënin atë të arsyetonte dhe më pas kanë thirrur organet përkatëse. Gruaja momentalisht ndodhet në spital duke marrë një trajtim të nevojshëm mjekësor.