Nga Shqipëria / E Diel 2 Prill 2023, 09:09

Zbulohet aktori i famshëm që do jetë pjesë e serialit H.O.T

Siç ju kishim paralajmëruar seriali "H.O.T" do të rikthehet së shpejti me sezonin e tij të dytë. Këtë vit kastit të serialit do t’i shtohen aktorë të tjerë shumë të famshëm në role të reja.

Sot Florian Agalliu na ka zbuluar se dhe ai do të jetë pjesë e serialit teksa ka publikuar një video nga xhirimet. “Very very hot, vjen shumë shpejt”, ka shkruar ai krahas videos.

Aktorët kanë disa ditë që kanë nisur xhirimet dhe këtë na e kanë zbuluar me postimet e fundit në Instastory.

Këtë vit seriali “H.O.T” vjen sërish nën autorësinë e Klaudia Brahimaj, me regji të Bjordi Mezinit dhe bashkëproducent Ermal Mamaqi dhe Dritan Huqi.

“H.O.T” arriti të mblidhte të gjithë shqiptarët para ekranit çdo të diel. Që me episodin e pare theu rekord duke arritur miliona shikime në Youtube (1.6 milion vetëm episodi parë) dhe vazhdoi të thyente vazhdimisht duke u bërë një nga serialet më të ndjekur. Sezoni i parë përfundoi në një pjesë kulminante, prandaj që të gjithë shikuesit prej asokohe po presin me padurim nisjen e sezonit të dytë.