Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Prill 2023, 21:09

'Më ka harruar, nuk më njohu', pas surprizës së djalit, Olta del mes lotësh nga Big Brother VIP

Olta Gixhari doli mbrëmjen e sotme nga "Big Brother VIP". Aktorja shprehu se malli për djalin e saj nuk e lë të vazhdojë garën. Ndonëse Olta u surprizua nga djali i saj, ajo nuk ndryshoi mendje sepse i biri nuk e njohu. 

Ai i qëndroi larg duke bërë që aktorja të shpërthente në lot. "Më ka harruar, nuk më njohu", tha aktorja mes lotësh.

Të gjithë konkurrentët shpërthyen në lot nga ikja e saj dhe i kërkuan të qëndronte.