Lorik Cana shumë herë e ka treguar dashurin e madhe që ka për bashkëshorten e tij Monica, të cilën shpesh herë e surprizon me dhurata dhe surpriza të ndryshme. Por këtë herë ka qenë vetë Monica ajo që ka treguar se sa shumë e do Lorikun.

Mesa duket largimi i ish kapitenit për disa ditë në SHBA ka bërë që arkitektja italiane ta ndjej shumë mungesën e tij. Ajo ka postuar ditën e djeshme një foto ku shihet e shtirë në shtrat së bashku me Lorikun.

Pranë fotos Monica ka shkruar:” Më në fund bashkë”. Në foto duket qartë që edhe futbollistit i kishte munguar shumë partnerja e tij.
Burimi: Gazeta Express




