Ditën e sotme në ishullin e Kretës në Greqi në qytetin Chania ka ndodhur një ngjarje, ku është ndërprerë mësimi i gjuhës shqipe për shkak të dy flamujve atij grek dhe shqiptar. Sipas mediave greke mësimi është ndërprerë pas vendimi që prindërit dhe nxënësit e kësaj shkolle kanë marr.

Arsyeja që ata kanë marrë këtë vendim ka qenë sepse dy flamujt ai grek dhe flamuri shqiptar janë vendosur pran njëri tjetrit në një ceremoni festive në shkollë. Si rezultat i këtij vendimi shumë fëmijë shqiptar të cilët në ishullin e Kretës janë në numër të madh kanë ngelur pa zhvilluar mësimin e tyre që ende nuk dihet se kur do të rifillojë.

Kjo ngjarje ka ndodhur në një nga gjimnazet e ishullit, ku drejtori i tij është shprehur se ky vendim është marrë sipas të gjitha rregullave. Ndërsa nxënësit dhe prindërit janë shprehur se ata nuk kanë asgjë kundra gjuhës shqiptare, por këtë gjë e kanë bërë vetëm sepse flamuri i Greqisë është hequr nga shtiza.
Ndërkohë Bashkia po kërkon një ambient tjetër për të zhvilluar mësimet e gjuhës shqipe.

