Bleona Qereti bëhet shpesh pjesë e konflikteve me fansat dhe kjo për arsyen se ajo është një nga personazhet më të drejtpërdrejta në showbizin shqiptar dhe shpesh herë bezdiset nga paragjykimet që fansave bëjnë për jetën e saj.

Së fundmi këngëtarja e njohur është kapur me një nga ndjekësit e saj i cili ka bërë një koment të pavend për pushimet e Bleonës në Abu Dabi. Siç ka lajmëruar vetë ajo nga Tajanda ka vendosur që të kalojë disa ditë edhe në Abu Dabi. Dhe pikërisht këtu njëri prej komentuesve i ka shkruar: “Ka vajtur të peshkojë sheikun më duket”. Ky koment nuk është pritur aspak mirë nga Bleona e cila ka shpërthyer kundër ti.

“Dhe sigurisht, duke qenë që kam kohë, po lexoj komentin e këtij ‘Ajnshtajnit të vogël’! Sigurisht xhaxhi ‘Hajdar Ajnshtajni’ më gjykon nga perspektiva e vet, me trurin e tij prej zogu dhe ngaqë nuk ia kap radari, i fut një mendje të lehtë: Deti u bë kos dhe mora dhe unë një lugë dhe u nisa për Abi Dhabi!!!”-shkroi me ironi Qerreti, ku më pas ka nxjerr publikisht edhe profilin e personit në fjalë dhe ka nënvizuar pjesën ku ai ka shkruar se është heroi i vajzës së tij.

“Nëse është e vërtetë siç thua në profil që je ‘heroi i vajzës tënde’, atëherë ‘HAPE TOÇIN’!!! Se nëse vazhdon me këtë lloj perceptimi për jetën, atëherë edhe jot bijë do t’i bjerë shkurt-do shkojë edhe ajo e do ‘gjejë ndonjë sheik’ kur të rritet, sepse këtë ide i ka futur në kokë babai i saj!!!”-ka shkruar këngëtarja.


Por ajo nuk është ndalur me kaq, më vonë ka nxjerr në foto biletat e saj dhe ka treguar publikisht se i ka blerë vetë me kartën e saj të kreditit, duke ekspozuar në këtë mënyrë edhe tre numrat e fundit të kartës së saj.

“Nuk kam asnjë obligim të të sqaroj por thjesht po më vjen keq për ata fëmijë që po rriten me këtë mëndje të sëmurë që paske! Ik tani dhe sëmuru tamam për faktin që unë kam punuar për këtë jetë që kam dhe nuk ja shtrij dorën njeriu, ndërkohë që ti në vend që të bësh diçka që të rregullosh jetën tënde, vazhdon dhe sheh jetën time nga clubi i lagjes me WiFi falas! Paqe!” ka përfunduar Bleona.



