Erion Isai pas mbarimit të ‘Kënga Magjike’, ku ai së bashku me aktorin Bes Kallaku ishin bashkëprezantues me Ardit Gjebrean, ka qenë për herë e më shumë në qendër të vëmendjes së mediave. Ditën e sotme ai ka qenë i ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’, ku dhe ka rrëfyer arsyet e tij të largimit nga emisioni i humorit Portokalli.

Ai është pyetur nga moderatorja Erjona Rusi se nëse do të donte të rikthehesh sërish në Portokalli por përgjigja e tij ka qenë e prerë. Aktori ka deklaruar se për të Portokallia është një procesi i mbyllur dhe e konsideron atë si një tren ekspres ku të njëjtët persona nuk mund të bëjnë gjithmonë të njëjtën rrugë.

“Jo nuk do rikthehesha te Portokallia. E para se aty vijnë e ikin njerëz dhe është përjetuar si një dramë, por nuk është ashtu. Aty është si një tren ekspres, nuk mund të bëjnë të njëjtët njerëz gjithmonë rrugën. Nuk jam nga ata njerëz që mendoj se tani që ika unë ‘nami u bëftë’. Unë e quaj një proces të mbyllur, që e kam bërë punën time”, tha Isa.

Ndërkohë siç dihet Isai dhe Bes Kallaku së shpejti do të fillojnë emisionin e tyre, por ende nuk dihet se në cilin televizioni ose çfarë lloj spektakli do jetë.


