Ditën e sotme lajmi se Armina Mevlani është në pritje të një fëmije ka bërë xhiron në mediat onile. Gjithçka nisi si fillim nga publikimi i disa fotove që ishin realizuar në eventin ‘Oda’ ku fustani që Armina kishte zgjedhur i tregonte asaj barkun e rrumbullakosur dhe menjëherë filluan dyshimet se ajo ishte shtatzënë me partnerin e saj Shkëlzen Berisha.

Por një gjë e tillë u mohua menjëherë nga blogerja e cila nëpërmjet një prononcimi për ‘Dielli Oline’ ka deklaruar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se si fillim ata të dy do të martohen dhe më pas do të kenë një fëmijë.

“Ndoshta pozicioni i fotos, ndoshta edhe darka që kisha ngrënë kanë ndikuar që fotoja të duket e tillë. Fillimisht do të bëj dasmën, pastaj një fëmijë”, ka thënë Armina Mevlani për Diell-online.al.

Nëpërmjet kësaj deklarate ajo ka zbuluar dhe se ajo me Shkëlzenin po përgatiten për dasmë dhe se ndoshta shumë shpejt dyshja do i jap fund beqarisë.




