Everest Haxhi është një baba me origjinë shqiptare që jeton prej vitesh në SHBA dhe po përballet e një moment të vështir të jetës së tij, për këtë arsye ai ka kërkuar ndihmë publikisht. Haxhi është baba i një djali autik të quajtur Dejan Haxhi, i cili shpesh herë përballet me kriza të ndryshme dhe shkatërron gjithçka që gjen përpara, por këtë gjë nuk e ndalon dot askush as vetë prindërit e tij.

Everest ka postuan në adresën e tij disa foto ku shihen muret e shtëpisë së tij të shkatërruar dhe këtë gjë e ka bërë djali i tij Dejan në një moment krize.
Ai është shprehur në shkrimin e tij se ka nevojë për ndihmën e një specialist dhe ka theksuar se shtëpia nuk është vendi ku duhet të kryhen terapitë për fëmijët e këtë sidrom, ashtu siç pretendojnë autoritetet vendase që janë marrë me këtë çështje deri tani.

Ndër të tjera ai ka rrëfyer se edhe organizata që është marr me djalin e tij ka hequr dorë, pasi të gjithë teknikët që kalojnë kohë të vështir me 14-vjeçarin heqin dorë duke mos u kthyer më.
“Jemi të dëshpëruar dhe mes lotësh po kërkojmë ndihmë për djalin tonë autik, Dejanin. Ne po kërkojmë një program rezidencial ku ai të jetë i sigurtë dhe nën kujdesin e një skuadre profesionistësh.
Fototgrafitë janë bërë brenda shtëpisë tonë, ku jeton Dejan dhe gjatë një momenti krize ai shkatërroi muret. Është vetëm 14 vjeç dhe është bërë shumë i vështirë trajtimi në shtëpi. Ne kemi edhe dy vajza të vogla të cilat po vuajnë bashkë me ne duke e parë Dejanin në dhembje.
Të gjitha organizatat, sidomos MORC, nuk kanë ofruar ndonjë shërbim për të dhe shërbimet e vogla që ofrojnë nuk kanë qenë të vazhdueshme sepse të gjithë teknikët kalojnë kohë të vështirë me Dejanin dhe heqin dorë shpejt. Policia është pothuajse çdo javë në shtëpinë tonë sepse Dejani vrapon dhe refuzon të kthehet në shtëpi.
Së fundmi kur kërkuam një program specifik për të, MORC na dërgoi një letër duke na thënë se ata na kanë ofruar shërbime por ne i kemi refuzuar këto shërbime. Ata thonë se ne e kemi refuzuar terapinë ABA në shtëpi dhe kemi refuzuar transportimin e Dejanit në një Qendër për trajtim.
Gjithkush që i sheh këto fotografi menjëherë e kupton se shtëpia nuk është një mjedis ku duhet të kryhet terapi dhe duke pasur parasysh statusin e tij është shumë e vështirë ta nxjerrim Dejan pa një transport të veçantë. Ishte një letër shumë ofenduese nga MORC që thotë se ne jemi dorëzuar dhe nuk duam shërbime për Dejan.
Ne jemi të dëshpëruar për ndihmë. Familja jonë po merret me këtë sfidë çdo ditë dhe kemi frikë për sigurinë e djalit tonë. Ju lutemi ndihmoni Dejanin!”, shkruan babai i Dejanit.





