Që pas vdekjes së gazetares Adela Xhemani, ish partneri i saj Bjordi me të cilën ajo ka pasur një histori dashurie që filloi në reality show-në Big Brother, ishte larguar nga rrjetet sociale duke mos publikuar asnjë foto nga jeta e tij personale. Por ai ka vendosur që më në fund të shfaqet dhe është bërë sërish aktiv, duke postuar një foto me një mesazh të madh.

Bjordi, që së fundmi i është përkushtuar punës si regjisor dhe aktor, ka postuar një foto ku shfaqet së bashku me Landin e grupit ‘West Side Family’ dhe mbi foto ai ka shkruar ‘Beso’ siç titullohet dhe kënga më e re e grupit e cila është një dedikim për të ndjerin Dr.Flori.

Mbase në këtë këngë Bjordi ka gjetur forcën dhe besimin për të vazhduar përpara. Kujtojmë që pas vdekjes së Adelës, ai postoi një mesazh prekës duke u mbyllur gojën të gjithë atyre që e fajësonin atë për vdekjen e parakohshme të gazetares.



