
Një nga mundësit më të mira për të mbijetuar në një vend si Australia është të dalloni një pjesë të madhe të kafshëve vdekjeprurëse që janë të fshehura dhe mezi presin që t’ju hidhen sipër. Duke filluar që nga merimangat helmuese, në gjarpërinjtë vdekjeprurës dhe madje edhe kangurët, gjithçka është duke pritur vetëm shansin për t’ju goditur.
Megjithatë, është e vërtetë se ka shumë kafshë atje në pyll prandaj ju duhet të tregoni shumë kujdes se ku shkelni. Por problemi është se shumë prej tyre gjejnë një mënyrë shumë të mirë për tu fshehur pasi përshtaten sipas ngjyrave të natyrës dhe bëhen pothuajse të padukshëm për syrin e njeriut.
Merrni si shembull këtë gjarpër kafe, i cili u gjet nga Snake Out Brisbane Snake Catchers. A mund ta dalloni atë? Nëse mundeni atëherë urime nëse jo përpiquni dhe një herë.
A e vutë re atë? Hidhni një sy në këndin e majtë të figurës. Nëse nuk mund ta gjeni, ndoshta nuk keni atë që duhet për të mbijetuar në Australi.
Këtu është fytyra e vogël e gjarprit.
Kjo foto është shpërndarë masivisht në facebook dhe të paktë kanë qenë ata njerëz që e kanë gjetur gjarprin e fshehur. Gjarpërinjtë jetojnë përgjatë bregut lindor të Australisë, pjesë të territorit të Veriut dhe pjesë të Papua Guinesë së Re.
Megjithëse gjarpërinjtë janë shumë helmues dhe një pickim mund të shkaktojë komplikime, arrest kardiak dhe vdekje.
Me motin e nxehtë të pranverës në Brisbane, Browns Lindore shumë lloje të tjera gjarpërinjsh janë në lëvizje duke kërkuar ushqim dhe bashkëshorte. Ndërsa aksidentet mund të ndodhin, gjarpërinjtë në përgjithësi bëjnë çmos për të shmangur konfrontimin me njerëzit dhe mund t’ju kafshojnë vetëm nëse i provokoni.