Nga Shqipëria / E Martë 23 Janar 2018, 13:01

Detaje të reja gjenden në telefonin e Arielës, komunikimi me Aldisonin

Të dhëna të reja janë zbuluar nga ngjarja tronditëse që shokoi Tiranën ditën e diel, ku një i ri Aldison Belulaj vrau studenten 21-vjeçare Ariela Murati dhe më pas qëlloi veten me pistoletë.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Studio e hapur’ ka qenë e ftuar gazetarja Klodiana Lala e cila ka zbuluar më shumë detaje rreth kësaj tragjedie. Sipas saj dy të rinjtë kanë pasur kontakte të vazhdueshme dhe kjo është zbuluar në telefonin e Arielës dhe siç tregon dhe ajo javët e fundit situate mes  tyre ka qenë e agravuar.

"Ka pasur komunikim mes tyre. Nga të gjitha hetimet paraprake por edhe nga këqyrja e telefonit është vënë re se ngjarja kishte agravuar. Djali udhëtoi enkas nga Fieri për t’u takuar me të ndjerën. Pas një debati me të, ai e ka plagosur me armë, dhe vajza vdiq pas një ore në spital. Marrëdhënia mes tyre ka qenë agravuar kohët e fundit", është shprehur Lala.