Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Mars 2023, 18:06

Kiara bën gati valixhet, Luizi nuk i mban dot lotët

Kiara dhe Olta janë në nominim dhe njëra prej tyre do të lërë sonte shtëpinë e "Big Brother VIP". Së fundmi, teksa Kiara ka qenë duke bërë gati valixhet Luizi nuk i ka mbajtur dot lotët. 

I pyetur nga Kiara se përse ishte mërzitur, Luizi nuk iu përgjigj. 


Kujtomë se Luizi kishte deklaruar se do dilte pas Kiarës nëse eliminohej ajo, por moderatorja e bindi të vazhdojë garën.