Mbrëmjen e djeshme në emisionin 'Opinion' është diskutuar për temën e ngacmimeve seksuale në Hollywood, një fenomen ky që ekziston edhe në Shqipëri. Një nga të ftuarat ka qenë edhe moderatorja e njohur Einxhel Shkira e cila me deklaratën e saj ka shokuar të ftuarit e tjerë.

Einxhel ka rrëfyer se ajo është ngacmuar në moshën 14-vjeçare, kur ajo sapo kishe nisur rrugën në televizion nga një femër e njohur e ekranit e cila i kishte kërkuar asaj qe në këmbim të famës të bënte veprime të pahijshme me meshkujt.

“Një person i njohur, femër madje, ka dashur që për hir të famës të bënim gjëra të pa hijshme. Të na prezantonte me njerëz më të mëdhenj në moshë, dhe kjo gjë më ka terrorizua. Ajo kërkonte të bënin gjëra të pa hijshme me meshkujt të mëdhenj dhe në këmbim të kësaj merte përfitime e sponsorizime"- ka treguar moderatorja.

Ajo për më tepër ka treguar se kjo ishte dhe arsyeja që ajo ka braktisur televizionin dhe se nuk do që ta zbulojë emrin e zonjës në fjalë tani, por premtoi se një ditë kur të bëhet më e fuqishme do tregonte gjithçka lidhur me këtë ngjarje aspak të këndshme të jetës së saj.

“Kur të jem shumë e fuqishme unë do ta them kush është. Unë kam qenë 14 vjeç dhe unë jam terrorizuar dhe jam tërhequr nga ëndrra ime për televizionin rreth 10 vite” “- është shprehur Shkira.


