Olta dhe Kiara e kaluan mbrëmjen e djeshme bashkë në suitë duke iu përgjigjur edhe disa pyetjeve nga Vëllai i Madh. Një nga pyetjet ishte: "A të ka kërkuar ndonjëherë ndonjë favor seksual shefi ose regjisori?"

Kiara tregoi se kjo nuk i ka ndodhur kurrë dhe Olta u habit duke e pyetur në vazhdimësi sesi ka mundësi që një vajzë bukuroshe si ajo të mos ngacmohet.

Kiara: S’më ka ndodhur kurrë në jetën time.
Olta: Ne jemi goca bukuroshe, sigurisht që ndihesh e ngacmuar sadopak në çdo ambient
Kiara: Jo unë nuk jam ndjerë sepse kam dhe këtë natyrën që nuk më afrohen, jam e ftohtë. Nuk jam sensuale, koketë ose të më afrohen me atë idenë që të më ngacmojnë.
Olta: Po si të ngacmojnë ty?
Kiara: Në punë nuk ka ndodhur sepse nuk kam pasur kontakte me shefat. Një takim pune dhe kaq.
Olta: Po një gazetar, një kameraman, një njeri që kalon aty, një i ftuar
Kiara: Jo, jo, jo s’më kanë ngacmuar asnjëherë
Olta: Qyqa po si është të jetosh kështu e pangacmuar kurrë?
Kiara: Nuk po them që nuk më kanë ngacmuar kurrë Olta. Po them në punë nuk më kanë ngacmuar.
Olta: Po mirë ti je gocë bukuroshe, në çfarëdolloj ambienti që shkon, takim pune, nëse do përballesh me një gjini tjetër sigurisht që do kesh sy që të shohin pak më ndryshe.
Kiara: Jo s’më ka ndodhur. Mund të më kenë parë, por jo ngacmim po të them. Nuk e kanë marrë atë hap.
Olta: Ty të ngacmojnë vetëm në club?
Kiara: Jo, shoqëri të përbashkët kur më njohin pak më shumë. Në pamje të parë të jap impaktin e një njeriu shumë të ftohtë.
Olta: Po ti vetë si gjuan? Si flirton?
Kiara: Nuk di të gjuaj, të flirtoj.


