Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Mars 2023, 15:03

Të ikësh nga vendi trend? Donaldi: Të rinjtë s’duan të punojnë

Emigrimi masiv, sidomos i të rinjve, është rikthyer fort pas pandemisë. Shumë shqiptarë kanë zgjedhur të largohen nga vendi e në këto kushte, a mos është kthyer “të ikësh nga vendi” në trend? Gjatë një bisede në studion e “Më lër të flas”, aktivisti Adriatik Lapaj nuk bie dakord me këtë ide, duke theksuar se kushtet e sotme nuk të lejojnë të punosh dhe qëndrosh më në Shqipëri.

Donaldi e kundërshtoi dhe tha se për një pjesë të mirë të rinisë së sotme është tepër “e lodhshme”. Ata thjesht nuk duan të punojnë.

Pjesë nga biseda:

Lapaj: Si mendoni ju a mund të iki një njeri nga shtëpia e vetë… nga dielli?

Xhensila Pere: Jo nuk e besoj, e para njëherë është populli sepse vendi ku shkojnë nuk është shesh me lule. Do punoj edhe atje ai.

Donaldi: Po prit një sekondë, sepse unë njoh dikë që ka një biznes adeziv, dhe po më thoshte që “kam çuna tek lagja që rrinë kot dhe pinë drogë. Iu kam thënë ore hajdeni punoni, do paguheni, do t’jua japë unë edhe lekët e drogës” dhe s’vijnë.  Pra pyetja është “a mos është bërë të ikësh nga vendi trend?”