Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Mars 2023, 15:03

Nesër ndryshon ora, do të flemë më pak

Ora verore rikthehet nesër, e diela e fundit e marsit, duke bërë që akrepat të shkojnë një orë para. Kjo do të thotë se do të flemë më pak.

Ndryshimi i orës verore krijon mundësinë të shijohet më shumë dita dhe rrezet e diellit. Si ligj, ndryshimi i orës në Europë u vendos në 1981-shin, duke u rinovuar më pas çdo katër vjet.

Pjesa më e madhe e vendeve të botës nuk e njohin ndryshimin e orës, vetëm 73 prej tyre e bënë këtë vit.

Ka shtete në të cilat ora ndryshon vetëm në një pjesë, si për shembull në Kanada apo SHBA.

69 shtete e kanë hequr ndryshimin e orës, që kanë pasur më parë.