Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Mars 2023, 14:02

'Më bënë dhuratë lodër seksi', Kiara tregon momentin e sikletshëm kur ia gjetën në shtëpi: Një turp që ç’të të them

Olta Gixhari dhe Kiara Tito kanë kaluar mbrëmjen e të premtes, një natë para prime, në shoqërinë e njëra-tjetrës duke iu përgjigjur pyetjeve nga Vëllai i madh.

Njëra nga pyetjet ishte nëse kanë blerë ndonjëherë lodra seksi dhe Kiara tregoi duke qeshur se shoqet ia kishin bërë dhuratë një të tillë.

"Mua më kanë blerë një gjë, ma kanë bërë dhuratë shoqet për ditëlindje. E kisha fshehur diku dhe pastaj mami duke bërë punët e shtëpisë e gjen mami. Një turp Olta që ç’të të them e nuk kisha si e shpjegoja si kishte përfunduar aty. Një ta marrë një ta hedhur", tregoi Kiara dhe mes vajzave plasën të qeshurat.