Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ është diskutuar për një nga temat më të nxehta të muajve të fundit që ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave, pikërisht për ngacmimet seksuale në Hollywood dhe fenomenin e ngacmimeve në vendin e punës në Shqipëri. Ajo që ka habitur të gjithë të pranishmit por jo vetëm, ka qenë deklarate e njërit prej të ftuarve, i cili deklaroi hapur se është gay.

Bëhet fjalë për Elton Ilirjani që është drejtor në një nga kompanitë e njohura të rekrutimit në Tiranë, i cili ka folur për këtë çështje dhe sipas tij ekziston në Shqipëri, por gjithmonë duhet të parë të dyja anët e medaljes sepse ka raste që fajin e ka si punëdhënësi dhe punëmarrësi.

“Ka raste që edhe intervistuesi ngacmon dhe kjo ndodh në tipologjinë e kompanive të vogla dhe të mesme të drejtuara nga shqiptarë. Ose ka raste kur janë kompani shumë të mira, që kanë një pagë shumë të madhe. Unë kam një klient ndërkombëtar tani, emër i madh dhe po bëj rekrutimet. Të gjitha gocat që kanë ardhur në intervistë, edhe pse jam gay dhe nuk e dinë, më kanë ardhur të zbuluara. U kam thënë: ‘Vajza ,mos u zhvishni as tek unë që jam gay, as tek dikush që është straight sepse do t'ju ngacmojnë!’.”-deklaroi Ilirjani, ndërkohë që një pjesë e panelit të emisionit kanë ngelur të shtangur.



