Ditën e sotme Selena Gomez mori të gjithë vëmendjen me një status ku u kërkonte të gjithëve të ndalonin bullizmin ndaj Hailey Bieber-it. Ajo tregoi se Hailey i kishte shkruar duke i thënë se përpos komenteve negative, kishte marrë kërcënime me jetë.

"Hailey Bieber më kontaktoi dhe më bëri me dije se ka marrë kërcënime me vdekje dhe komente të mbushura me urrejtje dhe negativitet. Kjo nuk është ajo që unë përkrah. Askush nuk duhet të përjetojë urrejtje apo bullizim. Kam advokuar gjithnjë për mirësi dhe dua vërtetë që e gjitha kjo të mbarojë', shkroi Selena.

Së fundmi ka reaguar dhe Hailey. Modelja ka bërë një status ku falenderon publikisht Selenën dhe shprehet se javët e fundit kanë qenë shumë të vështira.
"Dua të falenderoj Selena-n që foli, ndërsa unë dhe ajo kemi diskutuar këto javët e fundit se si ta kalojmë këtë situatë të vazhdueshme që po ndodh mes nesh. Javët e fundit kanë qenë shumë të vështira për të gjithë njerëzit e përfshirë dhe miliona njerëz po shohin kaq shumë urrejtje rreth kësaj gjëje që është jashtëzakonisht e dëmshme. Teksa rrjetet sociale janë një mënyrë fantastike për t'u lidhur dhe për të krijuar komunitete, momente si këto vetëm krijojnë ndarje ekstreme në vend që t'i bashkojnë njerëzit.
Gjërat mund të nxirren gjithmonë jashtë kontekstit ose të interpretohen ndryshe nga sa ishin menduar. Ne të gjithë duhet të jemi më të kujdesshëm për atë që postojmë dhe çfarë themi, duke përfshirë edhe veten time.
Në fund, unë besoj se dashuria do jetë gjithnjë më e madhe se urrejtja dhe negativiteti, dhe ka gjithmonë një mundësi për ta takuar njëri-tjetrin me më shumë empati dhe dhembshuri", ka shkruar Hailey. Dy vajzat janë bërë tashmë "follow" dhe në Instagram.

Kujtojmë se gjithçka nisi me një postim ku Selena tregonte vetullat dhe më pas Kylie dhe Hailey postuan një foto të vetullave të tyre. Gjithashtu një video e Hailey-t në Tik Tok u mor si kunjë për Selenën. Që nga atëherë fansat nuk janë ndalur me sulme e komente negative. Selena nga ana tjetër ka fituar ndjekës të shumtë duke u kthyer në gruan më të ndjekur në Instagram.



