Nga Shqipëria / E Premte 24 Mars 2023, 18:06

'Dhe shpirt në duart e mia', Diola Dosti humb njeriun e shtrenjtë të familjes

Ish-banorja e Big Brother VIP, Diola Dosti ka ndarë një lajm të hidhur me ndjekësit. Gjyshja e saj ka dhënë frymën e fundit në duart e saj.

“Lamtumirë fisnikja, gjyshja ime e shtrenjtë", ka shkruar fillimisht Diola shoqëruar me një foto ku shihet duke mbajtur dorën e gjyshes së saj tashmë të ndjerë.

“E shtrenjta ime! Dhe shpirt në duart e mia. Do më mungosh shumë e mira, nënë Sofia. Shpirti t’u bëftë dritë se ike në muajin e shenjtë të Ramazanit. O shpirt pranverë", ka shkruar më tej ajo.