Nga Shqipëria / E Premte 24 Mars 2023, 17:05

Me kë e ka? Capital T: Njerëz të rrezikshëm me fytyra miqësore

Capital T është shumë aktiv në rrjete sociale ku së fundmi ka tërhequr vëmendjen me një postim në Instastory. Ai ka bërë një status ku shkruhet se ne jetojmë mes njerëzve të rrezikshëm të cilët na shfaqen me fytyra miqësore.

“Ne jetojmë mes njerëzve të rrezikshëm, xheloz dhe të ligë me fytyra miqësore”, shkruhet në postimin e tij. Nuk dihet se kujt i dedikohet por kaq ka mjaftuar që ndjekësit të bëhen shumë kurioz.

Kujtojmë se reperi është shumë i përfolur për jetën private. Prej kohësh ai flitet të jetë në një lidhje dashurie me Adrola Dushin.