Nga Shqipëria / E Hënë 22 Janar 2018, 19:07

Blero jep lajmin e gëzueshëm, familjes së tij ju shtua një anëtar i ri

Blero është një ndër këngëtaret që shpesh bëhet pjesë e lajmeve. Ai prej vitesh është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar dhe padyshim gjithçka që ndodh rreth tij gjithmonë përben interes.

Së fundmi këngëtari ka dhënë një lajm të mirë dhe i ka lajmëruar të gjithë se sot është një ditë shumë e veçantë për të dhe familjen e tij, pasi ka ardhur në jetë nipi i tij.

Blero është bërë xhaxha dhe nuk ka nguruar ta urojë publikisht vëllain e tij për fëmijën e porsalindur.

“Mirë se na erdhe në jetë i dashuri Dior ‘Leo’. Paç fat, jetë të gjatë dhe lumturi! U rritsh me prind! Urime @hoti.marigona dhe @burim.muharremi!”-ka shkruar këngëtari krahas fotos së vogëlushit.