Zaimina Vasjari ditën e sotme ka publikuar disa foto ku shfaqet në muajin e fundit të shtatzënisë dhe duket më e lumtur se kurrë. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve ka qenë fotoja e postuar me bashkëshortin e saj.
Ai quhet Klodian Asllanaj dhe Zaimina vendosi që të prezantojë në një mënyrë të veçantë. Ajo ka postuar një foto, ku duket përkrahë ti dhe të dy janë duke mbajtur barkun e rrumbullakosur të këngëtares.

Çifti duken shumë mirë pranë njëri-tjetrit dhe me shumë siguri mezi po presin të kenë në krahë vajzën e tyre Khloe.


