Nga Shqipëria / E Hënë 22 Janar 2018, 18:06

Dona lë pas krahëve historinë me Musën, ish-banorja e BB në një lidhje të re

Një nga konkurrentet që tërhoqi vëmendjen në spektaklin ‘Big Brother’ ishte edhe Dona vajza bionde nga Shkodra e cila u përfol më shumë për lidhjen e saj me Musain. Pas mbarimit të lojës, dyshja i dha fund lidhjes dhe Musa u rikthye në Itali, ku dhe jetonte prej vitesh.

Por mesa duket Dona e ka mbyllur një herë  e përgjithmonë historinë e dashurisë me Musën, pasi së fundmi është zbuluar se ish-konkurrentja ndodhet në një lidhje të re.

Këtë  gjë nuk  e ka zbuluar vetë por mikja e saj Fjorentina, e cila ka shpërndarë një foto ku ndodhet së bashku me Donën dhe të dashurin e saj të ri.

“Fjori dhe çifti “ ka shkruar ajo pranë fotos ku shfaqet Dona pranë një djali që e quajnë Olti.

Mesa duket çifti është në fillim të marrëdhënies së tyre dhe të themi të vërtetën shkojnë shumë bashkë.