Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Mars 2023, 12:12

'Më çau b*thën', Olta shpërthen pas deklaratës së Luizit: Do iki dhe unë se na çmendi, ai meriton ta fitojë

Olta është shprehur shumë e indinjuar pas deklaratës së Luizit, i cili tha në prime se do lë lojën nëse largohet Kiara. Teksa bisedonte me Dean në suitë, Olta u shpreh se nëse Luizi merr këtë vendim do dalë dhe ajo pasi nuk ka më kuptim. Sipas Oltës, Luizi meriton ta fitojë pasi e ka studiuar lojën.

Biseda e Oltës me Dean:

Olta: Po mendoj të dal fare. S’më plas fare. Ky qenka idiot fare. Jo po doli Kiara, do dal unë, jo po dole ti…po ik ore idiot. Me të vërtet po më duket shumë idiot. Jemi në një garë, ky thotë unë do dal, epo po dal dhe unë fare dhe vazhdo rri me Kiarën se në çmende. Nëse je i sigurt që me Kiarën je gjithë jetën për ça na çan tr*pin

Dea: Po prandaj i thashë pak javë janë ça ke. Jo po nëse s’kemi bashkë mundësi me nxjerr Oltën, kot që rrimë këtu

Olta: Po ik se na lodhi, jo unë, jo Kiara, jo ti, po ik ore na lodhi trutë idiot. Larg qoftë nëse ai lë lojën unë bëhem tym. Nuk ka mundësi të lë ai lojën. Ta lë unë lojën është normale, kam djalin, kam burrin, do iki në Kuba, dua të shkoj në Bali, po ai ça dreqin ka? Do lë unë lojën se do dali Kiara thotë. Se na çau b*then, Kiara, Kiara, Kiara. Do dalësh po doli Kiara? Ok rri se po dal unë se s’më plas fare, iki në Bali aty dhe ja! Pse të ndihem në faj se doli Kiara?! Po doli Kiara, del Luizi, unë ndihem në faj. Iki fare se na mërzitën, budallenjt e mu*it. Na mërzitën të dy, bëjnë si viktima kot. Më mirë iki sesa ai të lë lojën. Ai e ka shumë të rëndësishme, e ka studiuar moj, është lodh, e meriton, le ta vazhdojë, iki unë në Bali. Më lodhi trutë. Këto ditë do iki unë.

Dea: Po nuk do ikësh, më duket sikur jeni fëmijë. Ai thotë po doli Kiara do iki unë, sikur erdhi fundi i botës po doli Kiara. Ti thua do iki unë po doli Luizi. Nuk e di sikur jemi kopësht t’ju sjellim edukatore t’ju mbledhi mendjen, jemi në një lojë.

Olta: Kjo lojë është shumë e rëndësishme për të dhe kur ai thotë do iki po doli Kiara, them më mirë iki unë. Iki s’e kam problem fare.

Dea: Është lojë moj është lojë

Olta: Po thuaja pra atij që mos të dalë. Njerëz votoni që të dal unë. Ai ka lënë shpirtin këtu. E ka studiuar këtë lojë. E meriton ta fitojë Luizi! Ai është i lindur për këtë lojë. Nëse ai del, unë do i them tërhiqu, do dal unë.