Nga Shqipëria / E Hënë 22 Janar 2018, 17:05

Ermali poston foto me Amin në muajin e 8-të shtazënisë, batuta e tij do ju shkrijë së qeshuri

Armanda Toska ka lajmëruar muajt e fundit që është në pritje të fëmijës së dytë që është një vajzë. Ajo madje ka postuar edhe disa foto ditët e fundit ku është shfaqur mjaft në formë me barkun e rrumbullakosur, ku dallohet qartë që nuri i shtatzënisë i shkon shumë moderatores. Por së fundmi ka qenë dhe bashkëshorti i saj aktori Ermal Mamaqi ai që e ka vënë më në pah këtë nur.

Ai ka postuar pak moment më parë një foto ku shihe pranë Amit. Çifti ndodhet në eventin e fundit që u zhvillua në Shqipëri ‘Oda’ dhe pranë fotos ai ka shkruar: ““Po që zbukurohet dhe burri kur është shtatzënë gruaja...(cit.mami im)”.

 

Po që zbukurohet dhe burri kur është shtatzanë gruaja...(cit.mami im)ð???ð???ð???

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Sigurisht që humori i tij nuk mungon asnjëherë dhe duket qartë që Ermali mezi e pret ardhjen në jetë të vajzës së tij.