Nga Shqipëria / E Martë 21 Mars 2023, 16:04

'Kishte më shumë spektakël', Monika rendit arsyet pse BBV1 ishte më i mirë dhe jep mendimin e saj për Oltën e Luizin

Ish-banorja e “Big Brother Vip 1”, Monika Lubonja në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj është pyetur se cilin edicion e cilëson më të mirë dhe aktorja ka zgjedhur edicionin e parë duke renditur disa arsye.

“Mendimi im është: “Big Brother Vip 1”, kishim konkurrencë, kishte shpërthime, po kishim edhe zënka, por mbi të gjitha kemi qenë më njerëzorë me njëri-tjetrin. Kishte mesazhe, kishte atmosferë, tregonim historitë tona nga jeta dhe puna jonë, kishte më shumë spektakël. Dhe mbi të gjitha transmetonim tek publiku të qeshura dhe lojërat tona të pafundme. Pra jemi më të mirë, se më të mirë se ne nuk ka…”, shkroi Monika.

E pyetur për Oltën, aktorja tha: "Një grua e fortë, e guximshme, luftëtare dhe tepër e bukur".

Ndërsa për Luizin dhe dashurinë e tij me Kiarën, Monika u përgjigj: "Unë gjithmonë dua të besoj tek dashuria. Por kjo ngelet në dorë të Zotit dhe çiftit dhe nuk jemi askush për të gjykuar dashurinë e tyre. Viva l'amore".