Nga Shqipëria / E Martë 21 Mars 2023, 14:02

'Kokëderr fare', Lorenci për Kristin: Nuk mjafton vetëm edukata

Luizi, Qetsori dhe Lorenci kanë biseduar së fundmi për Kristin. Sipas Qetsorit, Kristi është prepotent por ai është i vendosur t'ia heqë këtë prepotencë para se të ikë nga shtëpia.

Nga ana tjetër, Lorenci e cilësoi si "kokëderr" që pas situatës që pati me Antonetën, ku sipas tij duhej t'i kërkonte falje, por nuk e bëri. 

Qetsori: I thashë je prepotent po para se të ikësh do të ta heq lali prepotencën

Luizi: Shih ky kirurgu, do ja heq thotë

Lorenci: Ai është kokëderr fare. Nuk vlen vetëm edukata përfundimisht. Kur e bën dicka mos u justifiko, ose thuaj më fal ose thuaj nuk dua të të kërkoj falje.