Nga Shqipëria / E Martë 21 Mars 2023, 14:02

Stresi zbulon mesazhin që mori nga Sali Berisha pas fitores në 'Big Brother VIP Kosova'

Stresi u shpall fitues i "Big Brother VIP Kosova". Ai fitoi plot 160 mijë euro nga çmimi i madh 200 mijë, pasi nga 10 mijë u ndanë për katër finalistët e tjerë.

Pas fitores reperi ka marrë mesazhe e urime të shumta, por ai ka zbuluar një në veçanti. Kreu i PD-së, Sali Berisha i ka shkruar në WhatsApp: Urime Stresi dhe suksese gjithnjë e më të mëdha!

Kujtojmë se Stresi e ka mbështetur gjithmonë politikanin dhe ka marrë pjesë në çdo protestë të organizuar nga ai.