Emina Çunmulaj para disa javësh lajmëroi se ishte në pritje të ëmbël dhe se shumë shpejt vajza e saj Elia do të bëhesh me një motër ose vëlla. Që prej asaj kohe postimi i fotove të ndryshme me barkun e rrumbullakosur kanë qenë të shpeshta, ku modelja e njohur ka treguar se mezi po pret që fëmija i saj i dytë të vij në jetë.

Por ashtu si dhe gjithë gratë shtatzëna edhe Emina ka treguar së fundmi se ka neps për një ushqim të veçantë. Jo për ndonjë pjatë të njohur dhe të shtrenjtë, por për ushqim tradicional shqiptar.

Ajo ka postuar në insta story një foto ku shkruan se nëse dikush di të gatuaj ushqim shqiptarë ti shkruaj asaj. Mesa duket gjithçka që ajo ka dashur ka qenë, vezë, domate të freskëta, trangull, ullinj dhe djathë, një nga ushqimet më të thjeshta, që asnjëherë nuk mungon në tavolinat e shqiptarëve.

Epo me shumë siguri fëmija i saj do të ketë disa cilësi shqiptari, të paktën përsa i përket shijeve ushqimore.



