Nga Shqipëria / E Martë 21 Mars 2023, 00:12

Fotot e ish-banorit të Big Brother VIP 2 si dhëndër i habitën të gjithë

Ish-banori i Big Brother VIP 2, Eni Tare është shfaqur i veshur si dhëndër krah gazetares Sonila Musai, e cila ishte me fustan nusërie. Fotot kanë nxitur kureshtjen e të gjithëve në rrjet.

E ndërsa nuk mungojnë urimet për një martesë , është vetë moderatorja që shuan zërat, ndërsa thotë se nuk ka asnjë martesë, por bëhet fjalë për një set fotografik të realizuar për një promocion veshjesh. 

Sonila Musai është gazetare prej shumë vitesh në Ora News dhe drejton emisionin “Epiqendër”. Moderatorja është nënë e një vajze 7-vjeçare.

Ndërsa Eni Tare ishte banori që u eliminua pak javë më parë nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Eni dhe Sonila janë miq të mirë prej kohësh.