Nga Shqipëria / E Hënë 22 Janar 2018, 16:04

Arrestohet taksisti shqiptar, përdhunonte vajzat pasi i merrte nga diskoteka

Ditën e sotme është arrestuar një shqiptar nga policia italiane i cili akuzohet  si një përdhunues serial. Sipas mediave italiane bëhet fjalë për një 30-vjeçar, të cilit emri nuk i është bërë ende i ditur, por origjina  e tij ishte shqiptare.

Arrestimi i këtij personi nisi pasi dy vajzA janë paraqitur në polici për të denoncuar përdhunimin që kishte ndodhur në rrethana shumë të ngjashme.

Si duket, viktimat e tij ktheheshin nga diskoteka në mbrëmje vonë, nën efektin e alkoolit dhe kërkonin taksi për t’u kthyer në banesë.

Pikërisht këtu dilte në skenë shqiptari, i cili punonte si taksist por pa licencë.

Vajzat më pas konstatonin shenja të nxirash në trup dhe pasi kishin shkuar për visit ishin shokuar nga përgjigja që kishin marr nga mjeku, ku i tregonte se ato ishin përdhunuar.

Pas denoncimeve nisi edhe hetimi që në bazë të AND-së dhe provave të tjera, çuan në arrestimin e 30-vjeçarit shqiptar që u cilësua nga mediat italiane si një përdhunues serial.