Nga Shqipëria / E Hënë 20 Mars 2023, 22:10

A do të largohet Donaldi nga 'Më lër të flas'? Zbulohet si qëndron e vërteta

“Më lër të flas” rikthehet në 24 mars me sezonin e ri në Top Channel, por në promo u vu re mungesa e Donaldit.  Në promon e prezantuar shihej vetëm Romeo i cili pranonte se do ishte moderatori i vetëm.

Mirëpo duket se kjo ka qenë vetëm një "lojë" nga dy vëllezërit pasi sot kanë publikuar prapaskenat ku shihet dhe Donaldi i ulur te regjia. Ai i heq zërin Romeos i cili në fund i thotë të vëllait: Më lër të flas!

“S’të lë njeri rehat ta shijosh suksesin vetëm. S’ta do njeri të mirën sot”, ka shkruar Romeo krahas videos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj)