Samanta Karavella është një këngëtare që ka dal në skenat muzikore që në moshë shumë të vogël dhe menjëherë është kthyer në një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo siç ka lajmëruar edhe vet, rrjetet sociale shumë rrallë i përdor për të treguar përditshmërinë e saj, pasi në shumicën e rasteve poston vetëm foto nga jeta e saj profesionale.

Dhe si rrallë herë ajo sot ka postuar një video ku tregon ditën e saj. Në një postim në Instagram këngëtarja ka publikuar një video ku shfaqet pa grim.

"Pa make up pa filtra" ka shkruar ajo pranë videos, ku shihet më natyrale se asnjëherë më parë.



