Ilir Shaqiri ishtë i ftuari i Ermal Peçit në emisionin "Më prit në fundjavë" në RTSH. Pas eksperiencës së tij me "Big Brother VIP Albania", ku u shpall fitues, Iliri zbuloi se do ta shohim sërish në një reality show.

Iliri tregoi se do e shohim në "Isola de famosi". Balerini i njohur do të sfidoj veten në ishull me personazhet e njohur të ekranit italian.

"Jemi në fazën finale, po mbyllen e diskutohen kontratat. Po diskutohet nëse do futem në fillim apo në mes të reality show", tha Iliri.

