Nga Shqipëria / E Hënë 22 Janar 2018, 15:03

Për herë të parë Jonida Shehu publikon foto me bashkëshortin, emër i njohur i televizionit

Jonida Shehu prej kohësh ka qenë në vëmendje të mediave kohët e fundit për shkak të largimit të saj nga emisioni që drejtonte prej kohësh ‘Pasdite në Top Channel’. Por së fundmi ajo është përfolur për jetën e saj personale. Ajo në adresën e saj në instagram pothuajse nuk poston asnjëherë foto me bashkëshortin e saj, duke e mbajtur jetën familjare larg syrit të publikut.

Por ditën e djeshme ajo ka zgjedhur që këtë herë të bëjë një përjashtim dhe ka postuar një foto pranë bashkëshortit të saj Albi Cifingu, i cili është edhe një skenarist i njohur në Shqipëri.

Pran fotos ajo ka shkruar “E dua” dhe duket se çifti janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Ata kanë edhe një vajzë të vogël me emrin Kristal.