Nga Shqipëria / E Hënë 22 Janar 2018, 15:03

Noizy e publikoi këngën vetëm pasi i tha Berim Destani, ndërsa Enca ka një kusht për fansat që të nxjerr hitin e ri

Enca ka lajmëruar se shumë shpejti do të publikojë edhe këngën e saj më të re që do të titullohet ‘Dua’. Por siç ka lajmëruar edhe vetë këngëtarja, kënga do të publikohet vetëm nëse fansat e saj do të plotësojnë një kusht.

Ashtu siç para disa ditësh reperi i njohur Noizy bëri me këngën e tij ‘Gjuha e Kampionit’ ku miku i ti Blerim Destani e mbajti këngën ‘pengë’ për disa ditë. Enca ka vendosur që në të njëjtën mënyrë të torturojë fansat e saj.

Këngëtarja ka postuar një foto që pranë saj ka shkruar: “Do të publikojë këngën ‘Dua’ vetëm nëse kjo foto do të marr 100 mijë like”.