Nga Shqipëria / E Hënë 22 Janar 2018, 14:02

Të gjithë mendonim se Greta dhe Genci ishin ‘kunetër’, por ja si e thërret në të vërtetë ai këngëtaren

Prej kohësh është aluduar një lidhje mes këngëtares Eni Koçi dhe Genc Prevlukaj, që pas publikimit të bashkëpunimeve të tyre kanë qenë përherë e më shumë pjesë e lajmeve.

Edhe pse ata shpesh janë fotografuar nën pranin e njeri-tjetrit, dyshja deri më tani nuk e kanë pranuar se janë në një lidhje. Dhe në intervistat e tyre të ndryshme e kanë mohuar se mes tyre ka diçka.

Por pavarësisht kësaj, dyshimet se ata po përjetojnë një lidhje dashurie sa vjen përforcohet edhe më shumë.

Së fundmi ka qenë Genci ai që ka postua një video të Greta Koçit, e cila është duke kënduar këngën e tij të re dhe pranë fotos ai ka shkruar ‘Motra ime’ duke zbuluar në këtë mënyrë që ‘kunatën’ e tij, ai e konsideron si një motër.