Nga Shqipëria / E Hënë 22 Janar 2018, 13:01

Berberi që çuditi Tiranën, kryen profesionin e tij buzë lumit ‘Lana’

Të punosh në natyrë është një gjë shumë e mirë, në shumicën e rasteve personat që punojnë në natyrë janë ose piktorët ose personat që merren me mirëmbajtjen e bimëve, por asnjëherë nuk kemi parë një berber që të punojë në një ambient të rrethuar nga bimët dhe lumenjtë.

Një gjë e tillë ka ndodhur së fundmi mu në mes të Tiranës, ku një berber ka vendosur që klientët e tij ti qeth pran lumit Lana. Larg erës së parfumeve dhe kremit, ky person ka zgjedhur natyrën për të kryer profesionin e tij.

Ai shihet teksa është duke qethur klientin e tij dhe ky veprim ka ngritur shumë çudi tek qytetarët të cilët nuk kanë nguruar ta fotografojnë.

Burimi:Intv.al