Nga Shqipëria / E Premte 17 Mars 2023, 15:03

Surprizë gjigante: Çfarë do të ndodhë me Luiz Ejllin të shtunën

Ish-fituesi i Big Brother Canada Kevin Jacobs do t’i bëjë një surprizë Luiz Ejllit brenda shtëpisë së BBV. Në një video në Tik Tok e tij, Kevin Jacobs ka publikuar momente nga aeroporti, dhe tregon se është nisur për në Shqipëri për një surprizë për Luizin.

Kevin mësoi përmes rrjeteve sociale për përmendjen e emrit të tij në Tiranë, pasi Luizi zbuloi se kishte ndjekur strategjinë e tij për të çuar në televotim tre banorë të martën e kaluar, duke futur në kurth Armaldon dhe Kristin e duke shkelur rregullin e lojës.