Nga Shqipëria / E Hënë 22 Janar 2018, 13:01

Shqiptarët pre e vjedhjes së identitetit, shifrat e viteve të fundit shumë shqetësuese

Ndër vite ka pasur raste kur shumë shqiptar e kanë pasur të pamundur të  udhëtojnë në zonën ‘Shenge’ për shkak të problemeve të ndryshme me dokumentet, shkeljen e rregullave të qëndrimit ose dhe probleme të ndryshme penale.

Por vitet e fundit sipas BIRN janë shtuar rastet ku shumë prej tyre tentojnë që të kalojnë kufirin duke falsifikuar dokumentet e duke ‘vjedhur’ identitetin e dikujt tjetër. Një rast i tillë i cili ka qenë dhe një ndër më të përfolurit ka qenë në vitin 2011 kur një qytetar kosovar  u kap me një identitet të rrem të një qytetari shqiptar i cili prej vitesh jetonte në Amerikë.

Sipas punonjësve të zyrave civile fenomen i vjedhjes së gjeneraliteteve ka filluar që vitet e fundit të përhapet edhe më shumë dhe nga të dhënat e fundit të Prokurorisë së Përgjithshme gjatë viteve 2014, 2015 dhe 2016, në rang vendi janë regjistruar 609 procedime penale për veprën penale të sipërcituar.

Nga të dhënat rezulton se në vitin 2014 janë regjistruar në total 186 procedime, me trend rritje për vitin 2015 ku janë zbuluar 217 raste dhe për vitin 2016 gjithsej 206 raste. Nga 609 procedimet e tre viteve të fundit, një pjesë e mirë e tyre, 253 janë regjistruar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Edhe pse në vitin 2011 Ministria e Brendshme nxori ‘urdhërin Nr.394/4, “ që detyron kryerjen e verifikimeve më të plota në lidhje me identitetin e aplikantit nga policia si edhe procedurën e pajisjes me pasaportë e kartë identiteti vetëm në zyrën e gjendjes civile ku është i regjistruar” ky fenomen ka vazhduar të rritet akoma më shumë.

Burimi:BIRN