Nga Shqipëria / E Enjte 16 Mars 2023, 11:11

Publikohet momenti kur Olta futet në tualet me Luizin, reagojnë familjarët e Kristit

Në rrjet po qarkullon një video ku shihet se Olta është futur gjithashtu në tualet me Luizin dhe dera është e hapur. Ndjekësit kanë nisur të kërkojnë dënimin e aktores njëjtë siç u dënuan Luizi, Kristi dhe Maestro për të njëjtën arsye.

Në faqen zyrtare të Kristit në Instagram është ripostuar videoja në fjalë me mbishkrimin: Edhe kur hyri Kristi ishte dera e hapur?

"Po Olta pse nuk dënohet?", ka shtuar personi që i menaxhon Instagramin Kristit. 

Kujtojmë se Luizi, Maestro dhe Kristi janë në nominim për këtë arsye dhe njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të Shtunën.