Nga Shqipëria / E Enjte 16 Mars 2023, 10:10

Dea Mishel nuk i mban dot lotët, ja çfarë i ndodhi

Banorët e "Big Brother VIP" kanë lexuar së fundmi mesazhet në "Big Love", ku Dea është suprizuar nga mamaja. Ajo u përlot teksa lexoi se e ëma e konsideronte lojën e saj "të butë dhe të bukur".

“Ti luan bukur dhe butë e mençura ime. Më ka marrë malli shumë, të dua!”, ishte ky mesazhi i mamasë së Deas.

Sapo lexoi mesazhin banorja u përlot dhe tha se e ka marrë shumë malli për të. Dea i tha së ëmës se kishte shumë nevojë për fjalët e saj dhe e falenderoi për mesazhin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)